REBEL ME NJË QËLLIM
Mund të mos dukem si një shërbërtor i zakonshëm i krishterë ungjillor. Flokët e mia biond në të kuqërremtë i mbaj të gjata. Kam një mjekër, vathë, tatuazhe dhe vesh një xhaketë lëkure të zezë me një emblemë motoristësh në kurriz. Njerëzit e rrugës më njohin thjesht si Pastori Z. Kur takohem u tregoj për besimin tim dhe shumë prej tyre më dëgjojnë. Unë jam themeluesi i Bikers for Christ M/M, një shërbesë ndërkombëtare motoristësh të krishterë ungjillor. Unë vizitoj vendet ku pak njerëz të krishtetë do të guxonin të shkonin. Vështrojë turmat me njerëz në koncerte rock për të pikasur ata që kanë një tërheqje vdekjeprurëse për korsinë e shpejt. Unë rri me “të gjitha llojet” e motoristëve (anëtarët e klubeve MC, klubet 1%, klube rendësish, të ligjshëm dhe të jashtëligjshëm), njerëz të varur ndaj drogës, dhe adoleshentë të çuditshëm. (2 Timoteut 4:5).
Rrugëtimi im ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Që nga koha kur isha trembëdhjetë vjeç, deri në kohën kur u njoha me Perëndinë, përdorja dhe shisja drogë. Më vonë në jetë, rendja me motora çoper (chopper) dhe kisha zgjedhur stilin time të jetës . Jo shumë gjëra më ngadalësonin rendjen, as përdorimi i rregullt drogës në vitet ’70, kufizimi kur isha në ushtri, madje as një mbidozë droge. Në 1974-ën, jeta ime pësoi një ndalje, unë përplasa motoçikletën time kundër një mur guri. (1 Samueli 15:22). Përgjatë tetë muajve të ardhshëm, ndërsa isha në spital duke rimarrë veten nga frakturat dhe dëmtimet e mia, fillova të mendoja për Zotin dhe kuptimin e vërtetë të jetës. Shpesh, unë mendoja për rininë time dhe jetën sesi e kisha jetuar. Ky moment u bë një pikë kthese në jetën time.
Rebelimi ishte mënyra ime e të jetuarit. Që në moshën trembëdhjetë vjeç fillova të pija marjuanë dhe pije alkoolike. Në moshën katërmbëdhjetë vjeç, unë “u diplomova” në shpejtësi, dhe në marrëdhëniet seksuale. Së shpejti isha duke përdorur drogëra të rënda dy ose tre herë në javë. Madje nisa t’i përdorja edhe ndërsa isha në shkollë. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare kam pasur përvojën time të parë me grupet e motoristëve. Po vështroja një paradë motorash kur mbi dhjetëra motoristë 1% u ndalën dhe filluan të festojnë. Ata tallnin këdo që i kundërshtonte. Jo pak më vonë dy motoristë të një klubi rival ju afruan dhe aty shpërtheu një grindje e madhe. Një djalë ishte duke prerë veshin e një djali me llamrinën e një kanoçe birre, e tmerrshme, por unë po brohorisja sikur romakët për gladiatorët në ndeshje. Unë isha rrënjosur tashmë në një jetë të shfrenuar.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, varësia ime nga droga u rëndua edhe më shumë. Kam provuar të thithë dhe dhe të tentojë heroinë. Për të mbështetur “nevojat” e mia, unë fillova të vjedhë pjesë motoçikletash nga një dyqan motorash në të cilin punoja. Pjesët ua shisja motoristëve që të blija drogë. Unë gjithashtu fillova të thyej veturat dhe të shpërtheja nëpër shtëpira për të vjedhur.
Për rrjedhojë e lash shkollën dhe fillova të shëtis në të gjithë vendin, duke përfunduar në një demonstrim të madh kundër luftës në Uashington, D.C. Merrja LSD ndërsa Monumenti në Uashington më dukej sikur shkrihej… ose kështu më thoshte “mëndja”. (Fjalët e Urta 1: 7-19). Jeta ime radikale shumë shpejt më çoi në burg. Isha “kapur” duke shitur drogë nga një polic i veshur cilvil. Ligji më dha mundësinë të zgjedh: të shkoja në burg ose të shkoja në ushtri. Unë papritmas ndjeva një shpërthim “patriotizmi”. Mbërrita në Qendrën e Trajnimit Detar të Great Lakes rreth dy javë më vonë. Edhe ushtria shumë shpejt u bë shaka për mua. Brenda disa muajsh, rinisa përsëri të shisja drogë për t’u futur edhe më shumë në telashe.
Ndërsa isha në Marinë, bleva motorin tim të parë të një cilindrate të madhe. Ishte një Norton Commando 850cc. Bëja gara me të tjerë për bast me koli birre apo me qese me marjuanë, ndërkohë që shoqërohesha me dy klube motoristësh. Ishte gjatë kësaj kohe që unë pësova aksidentin tim ku në shpejtësi gjatë një kthese ju përplasa murit të betonit. Më në fund, më përjashtuan nga Marina duke më nxjerrë jashtë nga “dera e pasme.” U riktheva në shtëpi për disa muaj por nuk munda të duroja dot. U largova përsëri nga shtëpia, madje edhe me një shinë metalike të lidhur në shpinën time për shkak të thyerjes së shtyllës kurrizore. Si përfundim u zhvendosa në Alaskë, dhe duke u përshtatur shpejt me vendasit, unë u riktheva shpejt në jetën e festave dhe në shoqëri të motorklubeve lokale. (Predikuesi 1: 3-9).
Një ditë një vajzë e krishterë më ftoi në kishën e saj. Mendova se ata ishin të gjithë njerëz “të zgjuar” dhe hipokritë, por ajo ishte një vajzë e lezetshme. Motivet e mia nuk ishin të mira. Mendova me vete, “Do të shkoj në kishë me të, dhe më pas ajo do vijë me mua nëpër festa më vonë…” Piva disa cigare marjuajnë përpara se të shkoja duke menduar me vete “Do të shkoj atje dhe do t’u them atyre të krishterëve sesa të mashtruar janë…”
Edhe pse nuk më pëlqenin predikuesit, ky Pastor atë natë dukej se po më fliste drejtpërdrejt mua. Doja t’i fusja një shpullë asaj vajzës së lezetshme të krishterë. Nga mënyra sesi ai fliste, isha i sigurt se ajo i kishte thënë pastorit që po vija edhe unë në Kishë. Unë nuk e kisha llogaritur fuqinë e Frymës së Shenjtë. Dalëngadalë, mburojat e mia psikologjike u shembën. Mund të ndjeja diçka trokitëse brenda meje. Kur Pastori bëri thirrjen për t’ju afruar altarit, unë u afrova, rashë në gjunjë dhe pranova Zotin në jetën time, u pagëzova në ujë dhe u mbusha me Frymën e Shenjtë, të gjitha në të njëjtën natë. (Gjoni 3: 1-8).
Jeta ime ndryshoi rrënjësisht. Zoti më kishte dhënë dhuntinë e ungjillizmit. Në muajt që pasuan, njerëzit e kishës shikonin me habi kur ky djalosh me flokë të gjatë dhe me krahë Harley në xhaketë e mbushte furgonin e tij me të rinj dhe i sillte në kishë çdo javë. Unë i shërbeva Zotit në atë kishë për më shumë se një vit, madje u përpoqa të shkoja edhe në shkollën biblike. (Zbulesa 3:20), (Gjoni 1: 12-13).
Por diçka nuk ishte në rregull. Kisha ishte legaliste, dhe megjithëse isha mbushur me shumë zell, unë nuk isha i themeluar fortë në Krishtin. Para se ta parashikoja, natyra ime e vjetër filloi të “nxirrte kokën” e saj të shëmtuar. Për disa muaj jeta ime do të ishte në rregull, pastaj i rikthehesha ahengut, i dobësuar në Krishtin, më vonë duke u rikthyer sërish tek Zoti. (2 Pjetrit 2:22). Jeta ime e krishterë ishte me ulje-ngritje.
Unë do të dëshiroja t’ju them se kam bërë gjithmonë zgjedhje të mira në jetë ose që kam bërë gjithmonë gjënë e duhur – por nuk është e vërtetë. Për shkak se në ato kohë kam mbajtur brenda dhimbjen dhe lëndimin nga e kaluara ime, unë kam marrë disa vendime të këqija në jetë. Një nga më të dhimbshmet ishte divorci, dhe mund t’ju them vetëm se Zoti e urren divorcin! Ajo shkatërron familjet. (Malakia 2: 14-16).
Unë jam mirënjohës që Zoti ynë është i mirë, plot hir dhe mëshirë. Ai është në gjendje të marrë situatat më të këqija dhe t’i bëjë gjërat e reja. Pasi erdha në fund të vetvetes, kuptova se t’i shërbeja Zotit Jezu Krisht me gjithë zemrën, mendjen dhe forcën time, ishte mënyra e vetme për të pasur paqe dhe përmbushje në jetë. Është dëshira ime që ta ftojë Atë të qeverisë dhe të mbretërojë në jetën time çdo ditë. Ai vazhdimisht më ndryshon, duke më ndihmuar të rritem në njohurinë dhe hirin që Ai premton. (2 Korintasve 5:17).
Unë kam një grua të bukur të quajtur Ester. Ajo është shoqja ime shpirtërore dhe partnerja në punët e Zotit. Unë kam tre vajza të bukura: Melodi, Sandra dhe Andrea – plus tre djem dhe një vajzë nga Esteri, njëmbëdhjetë nipër e mbesa, dhe një stërmbesë të cilën unë e dua me gjithë zemër dhe që më duan. Unë jam gjithashtu mirënjohës për miqtë e afërt, vëllezërit dhe motrat në Krishtin që i kam në të gjithë botën. Shërbesa për Zotin dhe të qenit në prani të Tij është niveli më i lartë që çdokush mund të përjetojë. (Fjalët e Urta 18:22). (Psalmet 127: 3).Z
Zoti më ka dhënë dhuntinë e ungjillizmit dhe të mësimit. Unë kam pasur privilegjin të ndaj dashurinë dhe të vërtetat e Tij me shumë lloje të ndryshme njerëzish, në rrugë, në kisha dhe në ungjillëzime. Është shumë e bukur të jesh në gjendje t’u dëshmosh njerëzve për gjërat e mrekullueshme që Zoti ka bërë dhe vazhdon të bëjë në jetën time. Në 1987-tën u diplomova (morra liçencën) si shërbyes dhe në 1990-tën u shugurova si pastor. Unë jam në gjendje të bëjë celebrim martese, të ndihmoj me funeralet dhe shërbimet përkujtimore dhe të ndaj ungjillin në spitale, dhe burgje. (Psalmet 104:4). Perëndia ka bërë shumë mrrekulli, dhe gjërat të pabesueshme në jetën, familjem dhe shërbesat e mia.
Në 1990-tën, themelova Shërbesën Ndërkombëtare të Motoristëve BIKERS FOR CHRIST (MOTORISTË PËR KRISHTIN). Që atëherë ajo është rritur në mijëra anëtarë në SHBA dhe jashtë saj. Zoti Jezus Krisht u ka dhënë anëtarëve tanë barrën për të arritur tek të gjithë llojet e njerëzve, duke përfshirë njerëz “normal”, motoristë të jashtëligjshëm apo të pavarur, njerëz të varur nga droga, të alkoolizuar, adoleshentë rebelë, rrotullues rroku, punkera, satanistë dhe të tjerë që Zoti i sjell në kontakt me ne.
Ne përdorim motoçikletat tona si mjete për ungjillizimin, duke e ndarë ungjillin me të gjithë që takojmë. Ne promovojmë bandat e Krishtera Rock, të cilat ofrojnë një alternative të mirë për të rinjtë. Kam parë shumë shpirtra të shpëtohen dhe të ikur të ripajtohen. Është shumë e dobishme të shohësh Zotin të ndryshojë jetën e njerëzve ndërsa i dorëzohen Atij. (Gjoni 15: 4-10).
Nga viti 1990 deri në 2001-shin, shërbeva si pastor i Calvary Chapel në Kaliforninë Veriore. Në vitin 2003, fillova një kishë në një dyqan motorash dhe e quajta, RUSHING WIND MINISTRIES, të njohur gjithashtu edhe si “Kisha e Motoristëve” Ne tani e bëjmë shërbesën tonë të së Dielës, studimet biblike dhe eventet e tjera në një hapësirë me qira, e cila gjithashtu strehon Selinë Qendrore të BFC-së dhe zyrat tona. Unë jam Krye Pastori dhe jam i bekuar të them që kemi filluar mbi dhjetra kisha të tjera motoristësh që nga viti 2003.
Zoti është me të vërtetë një Zot i shanseve të dyta dhe i mrekullive të fuqishme. Përveçse jam Pastor në kishën në Oceanside, Kaliforni, unë bëjë shpesh udhëtime si Ungjilltar në SHBA, Meksikë dhe pjesë të Evropës dhe kam pasur kënaqësinë të udhëheq qindra, në mos mijëra njerëz në besim në Krishtin që nga viti 1977. (Romakëve 10:13-15).
Perëndisa gjithashtu më ka dhënë mundësinë që të ndajë Lajmin e Mirë (Ungjillin) dhe dëshminë time, duke u bërë edhe mik, me shumë nga drejtuesit e klubeve të motoristëve “hardcore” në SH.B.A., dhe jashtë vendit… Dhe unë gjithashtu kam ndarë besimin tim dhe jam bërë mik me këngëtar amerkanë apo aktorë të mirënjohur të Hollivudit.
Jezusi më ka çliruar nga skllavëria e varësisë nga droga dhe nga mëkatet e tjera. Është një betejë e përditshme, por kam zbuluar se të jetosh për Jezusin dhe t’i shërbesh Atij është mënyra e vetme për të pasur paqe dhe qëllim të vërtetë në jetë. Kam parë që njerëzit vijnë dhe shkojnë, por ne duhet të qëndrojmë me Zotin. Kam parë gjithashtu miq tanë të përplasen me motorat. Motoristët e vërtetë mund të rrëzohen, por ata përfundimisht do të kthehen në atë “kalë hekuri” sërish. Për fat të keq, ne kemi humbur disa nga vëllezërit dhe motrat tanë në aksidente me motor, aksidente në makinë ose sëmundje. Bibla thotë se «jeta është avull» dhe ne jemi vetëm këtu për një kohë të shkurtër. (Jakobi 4:14).
Një herë e një kohë unë isha “Rebel pa arsye…” ndërsa tani jam një “Rebel me Qëllim.” Pasioni dhe misionim im tashmë është të ndajë Dashurinë e Perëndisë me ata/ato që nuk e njohin Atë. Dhe për t’u treguar gjithashtu se Ati Perëndi – dha Birin e Tij të Vetëmlindur – Zotin Jezus Krisht të vijë në tokë si njeri, dhe se Jezusi vdiq për Mëkatet e të gjithë njerëzimit… dhe u ringjall prej së vdekuri. Dhe lajmi i mirë është se ata/ato që besojnë në Të dhe e pranojë si Zot dhe Shpëtimtar të vetvetes mund të jetojnë në Qiell në përjetësi. Dhe se Fryma e Shenjtë mundet të të jap ty fuqinë e mbinatyrshme që të pendohesh për mëkatet dhe të jetosh si një Krijesë e Re në Krishtin.
Kush beson në Krishtin do të hyjnë në parajsë në jetën amshuar. Ata që vdesin në mëkatet e tyre do të përballen me një amshim larg Zotit. Të gjithë ne zgjedhim rrugën të cilën do bëjmë. Disa zgjedhin rrugën që çon në shkatërrim dhe vdekje; por çdokush mund të bëjë kthim mbrapsh dhe të zgjedh rrugën që çon në jetë. Ne duhet ta shfrytëzojmë mirë kohën ndërsa jemi në tokë duke e dashur Perëndinë, duke e dashur familjen dhe miqtë tanë, dhe duke besuar në Të që dha jetën e Tij për mëkatet tona, Jezus Krishtin. (Mateu 7:13), (Jozueu 24:15).
Me Dashuri e Respekt, Pastor Fred Z. (Zariczny)
Nëse dëshironi ta pranoni Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj, atëherë mund të bëni këtë lutje – dhe ta keni me tërmend: “I dashur Atë, të lutem t’i falësh mëkatet e mia dhe të më pastrosh në gjakun e çmuar të Birit tënd. Unë të kërkoj që të hysh në zemrën time dhe të më ndryshosh. Më plotëso me Frymën tënde të Shenjtë dhe më ndihmo të jem një person më i mirë ndërsa Ti më drejton me udhëzimin tënd. Shkruaje emrin tim në Librin Tënd të Jetës që të mund të kem shpresën e Parajsës…. Në emrin e Zotit Jezus Krisht të lutem. Amen.”
HAPI I MËPASSHËM:
- Lexoni Biblën çdo ditë, filloni me ungjillin e Gjonit. Ky kapitull do t’ju ndihmojë të njihni dhe të kuptoni Zotin si fillim.
- Lutuni, dhe flisni me Zotin si mik. Ai ju do dhe dëshiron të dëgjojë nga ju.
- Pagëzohuni dhe tregojuni të tjerëve për besimin tuaj në Krishtin. Ai do të bekojë jetën tuaj ndërsa ju flisni për Të.
- Gjeni një kishë të mirë besimtarësh dhe mësimi të rrënjosur në biblën (ne mund t’ju ndihmojmë në këtë gjë, kontakto Drinin në nr 0684055500)