Design a site like this with WordPress.com
Fillojani

Emri Jehshua Mesia

Emri Jezus Krisht dëgjohet shpesh sa që në veshin e dikujt jo-ndjekës të Tij mund të tingëllojë si Emër / Mbiemër të një profeti. Por e vërteta është që shumë emra hebrej vendoseshin nga fjalë hebraisht, siç në shqip kemi emrat: Shkëlqim, Drita, Bardhyl (i bardhi yll), Jamarbër, etj.

Në të njëjtën mënyrë është edhe emri i Jezus Mesisë (Krisht vjen nga Kristos, trajta greke për fjalën Mesia). Emri i Tij në hebraisht përmban ADN-në e identitetit të Tij frymëror. Ai është:

Jeh (trajta e shkurtër e JHVH – Jehova – Unë Jam Ai që Jam – Emri i Perëndisë) që Shpëton, i Vajosur / përzgjedhur / caktuar Kryeprift / autoritet mbi popullin e Vajosur (të Mesisë – të Kristos – të Krishterë).

Ndjekësit e Tij të parë u përndoqën dhe u përjashtuan nga Sinagogat sepse besuan se Jehshua është Mesia (i vajosuri), Perëndia që eci si Fjala e Tij e gjallë mbi tokë i cili doli fitimtar si Jozueu (pasardhës i Moisiut) i cili e futi popullin në tokën e premtuar.

Misioni i parë i Jehshuas ishte të çlironte popullin e Tij frymërisht nga mëkati dhe vdekja frymërore, në një kohë që ishte i pushtuar politikisht nga Romakët, të cilët Perandorin e konsideronin edhe Zot mbi tokë. Misioni i Tij u krye në kryq dhe u vulos me ringjalljen e Tij të tretën ditë. Kushdo që e dëgjoi, e besoi, e rrëfeu se Perëndia e ringjalli Jehshuan dhe rrëfen se Ai është Zot, tashmë është i shpëtuar (nga dënimi i mëkateve personale dhe vdekja frymërore – Romakët 10:9). Nga ky besim, edhe secili prej nesh u vajos si bir/bijë të Perëndisë së gjallë, të thirrur prej Jehshuas ta ndjekim me gjithë zemër e mendjen.

Lavdi Zotit për Jehshua Mesinë!

Botuar nga drininosi

Bikers for Christ M/M Regional Elder in Albania

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: