Design a site like this with WordPress.com
Fillojani

Jo Halloween por Fall-o-ween JESUS!

Festa e Halloween, është me origjinë nga një kulturë e lashtë pagane Kelte, të cilët besonin se një ditë të vitit, të vdekurit mund të ecnin mes të gjallëve. Gjatë peridhës së Samahinit, të gjallët mund të vizitonin të vdekurit. Ata vishinin kostume të çuditshme dhe merrnin karamele për Halloween, në mënyrë që shpirtrat endacakë t’i ngatërronin me një nga të tyret dhe t’i linin të qetë. Disa u ofronin ëmbëlsira shpirtrave për t’i qetësuar. Kunguj të shndërritur me qiri për Halloween, dhe lypësa që lëviznin nga dera në derë duke kërkuar ushqim në këmbim të një lutjeje për të vdekurit.

Në Evropën mesjetare, kleri katolik adoptoi zakonet lokale pagane dhe i detyroi ndjekësit e tyre të shkonin shtëpi më shtëpi duke veshur kostume dhe duke kërkuar dhurata të vogla. Fantazmat, vampirët, ujqërit, shtrigat dhe zombit: Këto personazhe Halloween i kanë lidhur prej kohësh me botën e shpirtrave të këqij.


Nga ana tjetër, Fjala e Perëndisë së Gjallë na inkurajon të jemi të shenjtë dhe mos të ndotemi me shpirtërat e errësirës por të Adhurojmë Perëndinë e vërtetë: 2 Korintasve 6:14​-18 (lexon në fund). Në një varg tjetër Fjala e Perëndisë na paralajmëron «Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymët, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit.” (Ligji i përtërirë 18:10-​12) Ndërsa disa e shohin Halloween-in si një argëtim të padëmshëm, Bibla tregon se praktikat që lidhen me të nuk janë të parrezikshme. Tek 1 Korintasve 10:20-21, Bibla thotë: «Nuk dua që ju të jeni pjesëmarrës me demonët. Nuk mund të pini edhe kupën e Zotit dhe kupën e demonëve.» Bibla thotë qartë se duhet t’u kundërvihemi forcave të liga frymore dhe jo të festojmë me to, sepse nuk luftojmë kundër mishit por kundër frymërave të liga në vendet qiellore —Efesianëve 6:​12.


Dhe e gjitha sepse ne besojmë Perëndinë e Gjallë, dhe Birin Jezus i cili e mposhti vdekjen dhe frymërat e liga përgjithmonë!


2 Korintasve 6:14​-18
TEMPULLI I PERËNDISË SË GJALLË:
“Mos u vini nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët. Çfarë kanë të përbashkët të drejtët me të paudhët? Çfarë ka të përbashkët drita me errësirën? Ku takohen Krishti dhe Beliari? Ose, çfarë mund të ndajnë me njëri-tjetrin një besimtar dhe një jo besimtar? Ç’ka të përbashkët tempulli i Perëndisë me idhujt? Ne jemi tempull i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia:
Do të banoj mes tyre
e do të jetoj me ta.

Unë do të jem Perëndia i tyre
e ata do të jenë populli im.
Prandaj dilni prej tyre
e ndahuni, thotë Zoti.
Mos prekni asgjë të ndyrë,
e atëherë do t’ju pranoj.
Unë do të jem Ati juaj
e ju do të jeni
bijtë e mi e bijat e mia,
thotë Zoti i gjithëpushtetshëm
.”

Botuar nga drininosi

Bikers for Christ M/M Regional Elder in Albania

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: