Takëme / Gears / Aksesorë për Motoristë të Krishterë
Shërbesa Motoristë për Krishtin u mundëson Takëme/Aksesorë të ndryshëm për motoristë që e kanë Krishtin në zemrat e tyre. Më poshtë mund të shfletoni që nga Bibla Për Motoçiklistë, broshura, stikera, bluza, takëme të lloj-llojshme për të përhapur “Lajmin e Mirë” (ungjillin) dhe për të ndihmuar të krishterë të ndryshëm t’u tregojnë motoristëve se janë “për Krishtin” dhe për Lavdinë e Mbretërisë së Tij.
Këto artikuj janë dhuratë ose kur janë me porosi, jo për arsye fitimprurëse.
BIBLA PËR MOTOÇIKLISTË (FALAS)
Pa karburant edhe motoçikleta më e shtrenjtë nuk lëviz dot! Çdo gjë që lëviz ka nevoj për karburant ose energjinë përkatëse, po ashtu edhe jeta jonë. Në këtë libër do të lexoni Dhjatën e Re dhe disa dëshmi motoristësh të cilët nuk jetojnë dot pa Frymën dhe Fjalën e Perëndisë çdo ditë, sikurse motorat e tyre nuk funksionojnë dot pa karburant.
Sticker “BEKUAR” (FALAS)
Sticker-at “BEKUAR në emër të Jezusit” janë ngjitëse për motorrin dhe jepen falas. Mund të porosisni sa të doni. Dhurohen për çdo motorist bashkë me lutjen për jetën e tij/saj, lutje për mirëfunksionim të mjetit, dhe lutje për mbrojtje hyjnore nga Perëndia ndaj rreziqeve në rrugë.
Patch / Etiketë “Mik i Bikers for Christ”
Etiketë e qepur me shkrimin “Mik i Motoristëve për Krishtin” në anglisht, që mund të qepet në jelek lëkure ose xhins motoristësh. Një copë është 400 lek.