Flori është një djalë plotë energji dhe hir që shërben ungjillin e Zotit JEZUS që në moshë të vogël, në kishën ku shkon, me shërbesën e fëmijëve dhe të adhurimit në Kishën Ungjillore Çorovodë në Skrapar. Jemi shumë të lumtur që ai ka ndjerë së fundmi thirrjen nga Fryma e Perëndisë për të shërbyer me Ungjillin e Krishtit edhe komunitetit të motoristëve!
Flori momentalisht nget një motor skuter 150cc, ndaj ai do të rendi me emblemën Support Crew Member. Por sapo Zoti të mundësoj një motor me cilindrat më të madhe se 250cc ai do të kualifikohet për emblemën e madhe dy copëshe Bikers for Christ.
Falemnderit Zot për shërbëtorët e tu!

Të lutemi Zot, që të na pajisësh me fuqinë e Frymës tënde dhe që të jemi përditë të denjë të të shërbejmë dhe të të kënaqim TY për lavdinë e Mbretërisë tënde Zoti JEZUS.