
Festa e Halloween, është me origjinë nga një kulturë e lashtë pagane Kelte, të cilët besonin se një ditë të vitit, të vdekurit mund të ecnin mes të gjallëve. Gjatë peridhës së Samahinit, të gjallët mund të vizitonin të vdekurit. Ata vishinin kostume të çuditshme dhe merrnin karamele për Halloween, në mënyrë që shpirtrat endacakë t’i ngatërronin me një nga të tyret dhe t’i linin të qetë. Disa u ofronin ëmbëlsira shpirtrave për t’i qetësuar. Kunguj të shndërritur me qiri për Halloween, dhe lypësa që lëviznin nga dera në derë duke kërkuar ushqim në këmbim të një lutjeje për të vdekurit.

Në Evropën mesjetare, kleri katolik adoptoi zakonet lokale pagane dhe i detyroi ndjekësit e tyre të shkonin shtëpi më shtëpi duke veshur kostume dhe duke kërkuar dhurata të vogla. Fantazmat, vampirët, ujqërit, shtrigat dhe zombit: Këto personazhe Halloween i kanë lidhur prej kohësh me botën e shpirtrave të këqij.
Vazhdoni leximin “Jo Halloween por Fall-o-ween JESUS!”